LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM dorëzon në Kuvend projektligjin për ulje të akcizës dhe TVSH-së

OBRM-PDUKM dorëzon në Kuvend projektligjin për ulje të akcizës dhe TVSH-së

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit “Ripërtrirja për Maqedoninë” sot i kanë dorëzuar kryeparlamentarit Talat Xhaferi kërkesë për caktimin e seancës urgjente në të cilën në rend dite do të jenë propozim ligjet që i ka dorëzuar kjo parti në Kuvend.

“Bëhet fjalë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vlerën e shtuar – TVSH dhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për akciza”, tha në konferencën e sotme për media, koordinatori i Grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski.


“Kërkojmë që kjo seancë të mbahet sa më shpejt, duke mos humbur as edhe një minutë kohë. Pasi Qeveria vendosi të mos shtyjë masat antikrizë për produktet bazë, situata e krijuar është një shok për qytetarët. Qytetarët tanë po vuajnë. Qytetarët tanë kane arritur në atë pikë sa presin që dikush të ndërmerr ndonjë aksion për ti mbrojtur ata, sepse me situatën në të cilën qeveria i ka futur qytetarët, ata mezi mund të mbijetojnë një javë, e jo një muaj të tërë”, tha Micevski.

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së dhe koalicioni “Ripërtëritja për Maqedoninë” dje kanë dorëzuar dy ligje me të cilat propozohet që akciza për derivatet të taksohet me masën 5%, në vend të 18% që është tani, kurse ushqimet të lirohen nga TVSH-ja deri në fund të vitit 2022.

Ndryshe, shpërthimi i madh i rritjes së çmimeve ndodhi nga data 1 Qershor kur edhe skadoi masa e qeverisë për “ngrirjen” e çmimeve për produktet ushqimore.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori