LAJMI I FUNDIT:

O’Brien thotë se bisedimet mes Kosovës e Serbisë po shënojnë progres

O’Brien thotë se bisedimet mes Kosovës e Serbisë po shënojnë progres

Këshilltari për Siguri i SHBA-së, Robert O’Brien ka thënë se ka progres në takimin në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka bërë të ditur se do të vazhdojnë bisedimet më vonë, teksa tha se janë fokusuar në mbështetjen e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik


“Liderët e Serbisë dhe Kosovës janë duke bërë progres aktualisht. Bisedimet tona këtë mëngjes janë fokusuar në mbështetjen e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Po shikojmë përpara për bisedimet e reja këtë pasdite”, shkruan O’Brien në Twitter.

Në takimin e sotëm nga delegacioni i Kosovës, janë vetëm Hoti, Balaj, Selimi dhe Hyseni.

Grenell demanton lajmin e medieve serbe për letrën e njohjes së Kosovës, që u tha se i është dorëzuar Vuçiqit
Lexo po ashtu Grenell demanton lajmin e medieve serbe për letrën e njohjes së Kosovës, që u tha se i është dorëzuar Vuçiqit

Ndryshe, takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë, është i dyti i tillë i thirrur nga Uashingtoni.

Hoti dhe Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, priten nga Grenell
Lexo po ashtu Hoti dhe Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, priten nga Grenell

Takimi i planifikuar më 27 qershor është anuluar pak ditë para mbajtjes, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka qenë i ftuar në takimin e Uashingtonit.

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq do të takohen në Bruksel të hënën, ndërsa gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen bisedime në nivel të ekspertëve.

Ndryshe, i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka demantuar lajmin i cili u publikua nëpër mediet serbe, ku thuhet se presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i është dorëzuar një letër sipas së cilës, Serbia duhet ta njohë sot Kosovën.

“Nuk është e vërtetë”, ka shkruar shkurt Grenell në Twitter, për lajmin i cili ishte konfirmuar edhe nga një ministër i Qeverisë së Serbisë.

Ministri i Financave, Sinisha Mali, konfirmoi informacionin dhe deklaroi se është “letra më e keqe se kurrë”, dhe sipas tij, njohja e ndërsjellë është pika e dhjetë nga 16 pikë.

“Ne kurrë nuk kemi marrë një letër më të keqe që nga fillimi i negociatave me Prishtinën. Kishte 16 pikë në letër, në tryezë, ku pika e 10 nënkuptonte njohje reciproke”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Vuçiq dhe Hoti janë takuar gjatë ditës së sotme në Uashington, ku i pranishëm ishte edhe Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump. /Telegrafi/