LAJMI I FUNDIT:

Objekti i pazakontë, dridhi shtëpitë kur ra nga qielli në tokë (Foto)

Objekti i pazakontë, dridhi shtëpitë kur ra nga qielli në tokë (Foto)

Në Birmani të Azisë, ka rënë nga qielli një objekt “misterioz”, që shkaktoi “tërmet” duke i dridhur shumë shtëpi nga goditja me tokën. Megjithëse nuk dihet çfarë është, besohet të jetë fjala për pjesë të një sateliti kinez që është lansuar kohë më parë, transmeton Telegrafi.

Në objekt janë mbishkrimet me shkronja kineze, ndaj pretendohet se vjen nga ndonjë qendër hapësinore. Kështu, menjëherë janë hedhur poshtë zërat se objekti ka lidhje me jashtëtokësorët.


Tubi i metaltë që është katër metra e gjysmë i gjatë, ndërsa ka diametër pak më shumë se një metër, ra në hapësirën që i përket një miniere. /Telegrafi/

objekti-misterioz-qe-ra-nga-qielli-beri-qe-shume-shtepi-te-dridhen-nga-goditja-foto