LAJMI I FUNDIT:

Objekti në fshatin shqiptar që “zëvendëson” komunën e Zubin Potokut

Objekti në fshatin shqiptar që “zëvendëson” komunën e Zubin Potokut

Më shumë se gjashtë muaj kanë kaluar prej kur serbët u tërhoqën masivisht nga institucionet. Përgjatë gjithë kësaj kohe, vështirësitë më të mëdha u janë shkaktuar qytetarëve. Mirëpo, në Zubin Potok është një situatë më ndryshe. Në fshatin e vetëm shqiptar të Zubin Potokut, Çabër, ekziston një zyrë, e cila po kryen shërbime si një mini-komunë.

Duket si një objekt i zakonshëm.


Mirëpo, puna që bëhet këtu bën që tek qytetarët e Zubin Potokut të mos vërehet mungesa e komunarëve, shumica e të cilëve dhanë dorëheqje me 5 nëntor, si pjesë e dorëheqjeve masive të serbëve nga institucionet.

Izmir Zeqiri është një nga zyrtarët e Zyrës Komunale për Komunitete në fshatin Çabër.

Zyrtar për Kthim dhe Riatdhesim, Izmir Zeqiri ka theksuar se ”Funksionon ofiqaria, lëshohen certifikatat e lindjes, të martesës dhe të gjitha certifikatat. Është edhe një zyre tjetër që është zyrja e socialit”.

Përkundër që objekti ndodhet në një fshat shqiptar, shumica e qytetarëve që marrin shërbime këtu janë serbë.

“Kjo zyre ka funksionu si një mini-komunë për qytetarët, për të gjithë, pa dallim. Nuk ka dallime, kur them krejt qytetarët e komunës së Zubin Potokut, shumica janë serbë, 80 për qind janë serbë. 80 për qind të çertifikave dhe dokumentacioneve e nxjerrin në këtë zyre”, ka thënë Zeqiri.

E të kënaqur me shërbimet këtu, janë banorët e fshatit të vetëm shqiptar në Zubin Potok.

Haradin Veseli, banor i Çabrës ka thënë se “Jemi të kënaqur me shërbimet që ofrohen këtu, me letërnjoftime, me çertifikata, me të gjitha i nxjerrim këtu”

Hakif Kamberi, banor i Çabrës ka thënë se ,“Në derë të shtëpisë. Të gjitha dokumentet i marrim këtu”.

Dorëheqja e serbëve nga komuna e Zubin Potokut, Zeqiri tregon se ka shkaktuar disa vështirësi, ani se kjo zyrë ka funksionuar edhe më parë në këtë lokacion të njëjtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori