LAJMI I FUNDIT:

Obiliqi pa asnjë rast me COVID-19

Obiliqi pa asnjë rast me COVID-19

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se komuna që ai drejton po e përmbyllë edhe muajin prill pa asnjë rast të infektuar me COVID-19.

Gashi ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin si dhe iu ka bërë thirrje të vazhdojnë t’i respektojnë  rekomandimet e nxjerra nga MSH-ja dhe IKSHPK-ja.


“Kur po përmbyllim muajin prill, dëshiroj të theksoj se Komuna e Obiliqit për fat të mirë po vazhdon të këtë situatë të qetë dhe pa asnjë rast me infeksion me coronavirus. Me këtë rast, shprehu mirënjohjen time ndaj jush, për bashkëpunimin e treguar në menaxhimin e suksesshëm të kësaj pandemie globale, falënderim për punën e stafit të QKMF-së dhe stafit të Policisë së Kosovës duke qenë në vijën e parë të frontit në luftimin e këtij virusi”, shkruan kryetari i Obiliqit.

Ai kërkon që tani kur po fillohet me fazat e hapjes graduale të veprimtarive ekonomike të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet e dala nga MSH-ja dhe IKSHPK-ja.

“Qëndroni në shtëpi, evitoni daljet e shpeshta, në çdo dalje jashtë shtëpisë të jeni të pajisur me maska dhe dorëza si mjete mbrojtëse. Jemi në fund të kësaj beteje, të bashkuar si gjithmonë, me vullnet dhe me besim tek Zoti, do të dalim fitues dhe do kthehemi në rutinën tonë të përditshme. Rri n’shpi! Ruaje veten, familjen dhe qytetin nga COVID-19”, shkruan Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori