LAJMI I FUNDIT:

Obiliq, vdes një shtetas i huaj nga lëndimet në vendin e punës

Obiliq, vdes një shtetas i huaj nga lëndimet në vendin e punës

Shtetasi i huaj, shofer i një firme e cila bën transportin e shtëpizave të drurit për vendet Evropiane, ka ndërruar jetë nga lëndimet rënda që mori nga rrëzimi i një muri të shtëpizës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:06 në fshatin Milloshevë, Obiliq.

Tutje në raport bëhet e ditur se të lënduarin e kanë transportuar për në emergjencë.

“Viktima mashkull Shqiptar shtetas i huaj, shofer i një firme e cila bën transportin e shtëpizave të drurit për vendet Evropiane ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit te një muri të shtëpizës. Te lënduarin e ka transportuar autoambulanca për në Emergjencë. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima e lartcekur në Emergjencë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i firmës mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/