LAJMI I FUNDIT:

OAK: Të lejohen banjat që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre

OAK: Të lejohen banjat që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre

Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar ministrit Armend Zemaj dhe kryemnistrit Avdullah Hoti me një shkresë ku ka kërkuar që të lejohet ushtrimi i veprimtarisë së punës për Banjat e Kosovës.

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) shprehet e shqetësuar lidhur me çështjen e banjave dhe ka kërkuar që të shtyhet ky proces përpara duke lejuar hapjen e tyre.

“Sipas Banjave, tani e 7 muaj 3 banjat me gjithsej 1000 punëtorë shumica e profesionit shëndetësor si doktorë specialist, fizioterapeut, infermiere e staf tjetër teknik janë të papunë dhe nuk fitojnë asnjë të ardhur tjetër duke i lënë punëtorët, qytetarë të Republikës së Kosovës në mëshirën e kohës.

Banjat potencojnë që një anomali tjetër është se vet MSH ka nxjerrë Manualin për parandalimin e COVID-19 për sektorin e Gastronomisë, ordinancat specialistike dhe Fizioterapitë, ku të njëjtat shërbime të cekuara në Manual kryhen në Banja, të cilat janë ndaluar së funksionuari.

Gjatë këtyre muajve qytetarët e Kosovës, në pamundësi që t’i marrin shërbimet e kujdesit shëndetësor në Kosovë kanë vizituar qendrat rajonale në Shqipëri, Maqedoni, Mali të Zi dhe Serbi”, thuhet në njoftimin për media.

Andaj OAK ka kërkuar nga Ministri që të shqyrtojë këtë vendim dhe të bëjë hapjen e Banjave në Kosovë që janë të licencuara në MSH si Spitale Speciale dhe janë pjesë e institucioneve shëndetetësore të kujdesit shëndetësor, thuhet në letrën e dërguar.

OAK konsideron se deri më tani kemi një dështim të Qeverisë për mbështetje financiare për bizneset, për mbulimin e pagave për punëtorë të sektorëve të mbyllur me vendim të Qeverisë dhe kjo po e bënë të pamundur mbijetesën e punëtorëve të këtyre bizneseve./Telegrafi/