LAJMI I FUNDIT:

OAK: Përmirësimi dhe zbatimi i ligjeve do ta përmirësoj klimën e të bërit biznes në Kosovë

OAK: Përmirësimi dhe zbatimi i ligjeve do ta përmirësoj klimën e të bërit biznes në Kosovë

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) është duke punuar vazhdimisht në mënyrë që kërkesat e bizneseve të adresohen në institucionet kompetente, kjo pasi që klima e të bërit biznes në Kosovë nuk është fare e kënaqshme. u tha ndër të tjera në takimin e realizuar sot nga përfaqësues të OAK-së me drejtoreshën e Departamentit të Tregtisë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Sytrime Dervisholli.

Qëllim i këtij takimi ishte marrja e informatave më të detajuara nga kërkesat të cilat bizneset anëtare kanë adresuar paraprakisht tek OAK, e që njëkohësisht janë edhe preokupimi kryesor i tyre.


Kryetari i OAK-ut, Skënder Krasniqi, theksoi se bizneset po kanë mungesë të informacionit në lidhje me atë që është nënshkruar përmes Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe vazhdimisht po kërkojnë informata për lehtësirat dhe kufizimet që vijnë si rrjedhojë e saj.

Një nga rastet konkrete që u shpreh në takim u theksua edhe kufizimi që është bërë nga ana e MSA-së në eksportin e peshkut në vendet e BE-së.

Ndër të tjera, Krasniqi shprehu edhe shqetësimin e bizneseve për dhënien e lejeve nga institucionet vendore pa bërë paraprakisht analizën e tregut.

Dervisholli u shpreh e hapur që të i informoj bizneset për çdo paqartësi të cilën ata kanë në lidhje me MSA dhe çfarëdo kërkese tjetër e cila është përgjegjësi e Departamentit të cila ajo e udhëheq. Ajo gjithashtu shtoi që në momentin kur janë hartuar këto kufizime, MTI është kujdesur që të vendos kufizime më të larta dhe ka të drejtë të kërkoj rritjen e kufizimit ashtu që bizneset të mos kenë nevojë të paguajnë fare tarifë.

Ndërsa, për çështjen e lejeve të punës, Dervisholli tregoi që janë duke punuar në Ligjin për Tregti të Brendshme kjo pasi që ligji aktual është nga viti 2004 edhe pse është bërë ndryshimi dhe plotësimi i tij në vitin 2010 prapë nuk i rregullon çështjet e lejeve të punës. Sipas saj ky ligj po pritet që të aprovohet në tre mujorin e parë të vitit në vijim.

Në fund të këtij takimi palët u pajtuan për realizim të aktiviteteve të përbashkëta në mënyrë që të jenë sa më afër bizneseve dhe të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e bizneseve dhe të vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori