Marrja e kartonit të gjelbërt, mosklasifikimi i bizneseve nga institucionet dhe Ligji për Falimentim ishin disa nga çështjet e diskutuara në takimin ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me Ministrin e Financave Bedri Hamza.
Qëllim i këtij takimi ishte shprehja e shqetësimeve për pengesat e të bërit biznes në vend, ku si rezultat i këtyre pengesave Kosova po vazhdon me rritje të papunësisë dhe moszhvillim të madh në krahasim me rajonin.
OAK theksoi se është një përshtypje e biznesit se si rezultat i mos vendosshmërisë së institucioneve për të dëgjuar problemet reale të të bërit biznes, Kosova nuk po arrin të tërheq investime dhe investitorë dhe është shndërruar në Afrikë të Evropës.
OAK i shprehu Ministrit Hamza shqetësimin e thellë që e ka ndaj reagimit shumë të ngathtë ndaj dhjetëra problemeve që i janë adresuar gjatë vitit të kaluar, duke kërkuar që t’i merr shumë më seriozisht këto kërkesa.
Kosova është nga pak vende të cilat nuk kanë Ata Carnet (karton i gjelbër), i cili lejon hyrjet e përkohshme të një produkti pa qenë e nevojshme të bëhet doganimi i përkohshëm. Marrja e këtij kartoni të gjelbër është në favor të krijimit të një klime më të mirë për bizneset, pasi u lejon të marrin produktet, t’i testojnë, e pastaj të vendosin se a do t’i importojnë ose jo, theksoi Kryetari i bordit, Skënder Krasniqi.
Funksionalizimi i Ligjit për Falimentim është i domosdoshëm pasiqë kemi biznese të cilat punojnë me humbje për një periudhë më shumë se 10-të vjeçare, e të cilat thjeshtë janë të dëmshme për mjedisin biznesor shtoi Krasniqi.
Pronari i biznesit MEKA, Burim Piraj theksoi disa nga problemet me të cilat biznesi i tij po përballet, e ndër të cilat është edhe obligimi i pagesës së tatimit doganorë për pjesët rezervë edhe pse sipas ligjit është i liruar.
Ministri Hamza përgëzoi odën për punën e bërë deri më tani, duke shtuar që është i hapur për ide dhe rekomandime për të gjitha draftligjet që Ministria e Financave nxjerrë. Lidhur me kërkesën për krijimin e Ata Carnet, Hamza shtoi që do ta shqyrtoj dhe të shoh mundësitë se si kjo do të mund të funksiononte.
Ndërsa, lidhur me kërkesën e biznesit anëtar MEKA, Ministri Hamza kërkoi informata më të detajuara në mënyrë që të shqyrtoj rastin, pasi një pagesë e tillë nuk është e nevojshme të bëhet.
Për më shumë, ky takim vije pas shumë kërkesave të adresuara nga OAK tek Ministri Hamza për një vit e gjysmë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre