LAJMI I FUNDIT:

OAK e shqetësuar nga veprimet e fundit në komunat veriore të Kosovës

OAK e shqetësuar nga veprimet e fundit në komunat veriore të Kosovës

Oda e Afarizmit të Kosovës është shumë e shqetësuar me rastin e dokumentit të zbuluar i cili po qarkullon në komunat veriore nga dita e martë, ku bëhet apel tek qytetarët që përkundër mungesave pothuajse të të gjithë artikujve, për asnjë çmim të mos blejnë mallra nga shqiptarët.

“OAK i bën thirrje Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve kompetente të ndërmarrin masa ndaj këtyre veprimeve të cilat po dëmtojnë vendin dhe qytetarët e saj”, thuhet në reagimin e Odës së Afarizmit.


OAK kërkon shtrirjen e sovranitetit të plotë në territorin e Kosovës dhe personat që e pengojnë këtë të përballen me drejtësinë.

OAK ka kërkuar disa herë dhe kërkon edhe tani që të ndalohet qarkullimi i dinarit, i cili është duke e dëmtuar biznesin vendor dhe është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës (Neni 11 [Valuta] 1. Në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme.).

“Shqetësuese për këtë është edhe mosndërhyrja e Bankës Qendrore e cila lejon bankat në Republikën e Kosovës që edhe pagesat e ndryshme dhe marrja e pensioneve të bëhet në dinarë”, thuhet në reagimin e OAK.

Respektimi i ligjeve është kushti kryesor për një shoqëri demokratike dhe tregti të lirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori