Problemet me të cilat po ballafaqohen bizneset në raport me konkurrencën jolojale, e me theks të veçantë bizneset e sektorit të qeramikës ishin tema kryesore e diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) të udhëhequr nga anëtari i bordit Hysni Zogaj me përfaqësues të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK).
“Anëtari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Hysni Zogaj theksoi që bizneset po përballën më shumë vështirësi gjatë operimit të tyre, ku si rezultat i konkurrencës jolojale jo vetëm që po dëmtohen bizneset por edhe po çrregullohet tregu në përgjithësi. Zogaj ngriti edhe shqetësimin e vonesave në përgjigje, ku theksoi që ka kërkesa të cilat janë adresuar tash e 8-të muaj në AKK e të cilat janë ende pa ndonjë përgjigje konkrete. Ndër to është edhe kërkesa e bërë nga Oda e Afarizmit të Kosovës për bizneset e sektorit të operatorëve kabllorë lidhur me konkurencën jolojale.
Zogaj shtoi që problemet e bizneseve të qeramikës me konkurencën nga Shqipëria duhet të trajtohen më detajisht nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, duke pas parasysh që konkurenca jolojale është një nga fushat të cilën ajo e kontrollon.
Senad Krasniqi, Drejtor i importit në biznesin anëtarë Alba Qeramika shtoi që bizneset nga Shqipëria po dalin me çmime më të ulta në Kosovë, edhe pse e kanë treg dytësorë, pasiqë janë të liruar nga taksa doganore dhe kanë kosto më të ulët për transport, gjë që po bënë që kompanitë vendore të mos mund të jenë konkurrent në çmime, duke pasur parasysh që kanë kosto shtesë doganën, tvsh dhe koston e transportit që është më e larta në rajon.
Krasniqi më tutje shtoi që është e nevojshme të bëhet edhe mbrojtja e ekskluzivitetit të produkteve brenda territorit të Kosovës, pasi që fatkeqësisht për momentin bëhet shumë rrallë. Edhe pse ka kompani të cilat janë distributor ekskluziv i brendeve të caktuara, një gjë e tillë nuk po respektohet dhe po ndodhin keqpërdorime të shumta të cilat paraqesin një tjetër faktor që po dëmton këto biznese”, thuhet në njoftimin për media.
Shefi i Divizionit të Përqendrimit në kuadër të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës Avni Gjocaj theksoi që një nga faktorët kryesor të mosfunksionimit të mirë janë edhe ligjet dhe se vonimet në përgjigje të kërkesave të adresuara janë të rregulluara me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, sipas së cilit nevojiten deri në 10-të muaj për të shqyrtuar kërkesat.
Gjocaj shtoi që janë të interesuar që sa më shumë të informojnë bizneset lidhur me rolin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe për të arritur këtë mund të jenë edhe pjesë e vizitave të përbashkëta me Odën tek bizneset të cilat përballen me ndonjë nga fushat të cilat autoriteti i rregullon. Gjithashtu shprehën gatishmëri për të qenë edhe pjesë e takimeve të përbashkëta më bizneset anëtare, ndërsa lidhur me problemin e bizneseve të qeramikës premtoi që do ta trajtojnë si çështje me prioritet.
Sipas Gjocaj nuk është e ndaluar për bizneset të kenë pozitën dominuese në treg, e ndaluar është që të abuzojnë me pozitën dominuese.
Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga: Anëtari i Bordit Hysni Zogaj, Koordinatorja Qendresa Ibrahimi, Zyrtarja Mirjeta Shala dhe përfaqësuesi i biznesit anëtarë Senad Krasniqi nga Alba Qeramika.
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në këtë takim u përfaqësua nga: Shefi i Divizionit të përqëndrimeve Avni Gjocaj, Inspektori Hetues Shemsi Elezi dhe Adrian Mustafa. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj