LAJMI I FUNDIT:

NYT: Trump këshillohet të mos flasë me Muellerin

NYT: Trump këshillohet të mos flasë me Muellerin

Ekipi ligjor i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka këshilluar atë që të mos marrë pjesë në një intervistë me këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller, raporton New York Times.

Gazeta citon katër burime të kenë thënë se avokatët e Trumpit janë të shqetësuar se presidenti mund të bëjë dëshmi të rreme, marrë parasysh historinë e tij të të bërit deklarata kundërthënëse.


Trump ka thënë në dhjetor se pret që të bisedojë me Muellerin, i cili po heton bashkëpunimin e mundshëm të fshehtë midis fushatës së tij dhe Rusisë, në zgjedhjet e vitit 2016.

Mueller po ashtu po heton pengimin e mundshëm të drejtësisë.

Nëse Trump refuzon të bisedojë me Muellerin, ky i fundit mund të marrë në konsideratë thirrjen e detyrueshme gjyqësore, që e obligon presidentin të dëshmojë para një jurie të madhe, raporton New York Times, edhe pse një veprim i tillë mund të shkaktojë betejë të gjatë ligjore me avokatët e Shtëpisë së Bardhë. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është avokati serb, mik i Ana Brnabiqit që i kreu shërbime Radoiçiqit - Veselinoviqit dhe biznesmenëve nga Rusia?

Kush është avokati serb, mik i Ana Brnabiqit që i kreu shërbime Radoiçiqit - Veselinoviqit dhe biznesmenëve nga Rusia?

Serbia
Politico: Vendet e BE-së duan të ndëshkojnë Viktor Orbanin dhe Hungarinë, duke e lënë Olivér Várhelyi pa punë?

Politico: Vendet e BE-së duan të ndëshkojnë Viktor Orbanin dhe Hungarinë, duke e lënë Olivér Várhelyi pa punë?

Evropa
Inteligjenca ushtarake ukrainase publikon pamjet e shkatërrimit të dy anijeve ruse në Krime

Inteligjenca ushtarake ukrainase publikon pamjet e shkatërrimit të dy anijeve ruse në Krime

Evropa
Ukrainasit publikojnë fotografitë e hibridit FrankenSAM, një kombinim mes dy sistemeve të mbrojtjes ajrore – atë sovjetike dhe amerikane

Ukrainasit publikojnë fotografitë e hibridit FrankenSAM, një kombinim mes dy sistemeve të mbrojtjes ajrore – atë sovjetike dhe amerikane

Evropa
Turqia fillon prodhimin masiv të tankut Altay

Turqia fillon prodhimin masiv të tankut Altay

Turqia
Kandidati i një bashkie meksikane ekzekutohet para mbështetësve të tij në ditën e fundit të fushatës

Kandidati i një bashkie meksikane ekzekutohet para mbështetësve të tij në ditën e fundit të fushatës

Amerika Latine
Kalo në kategori