LAJMI I FUNDIT:

Nxjerrin në shitje një palë perde, të gjithë tallen me to – ato ngjajnë me cigaret

Nxjerrin në shitje një palë perde, të gjithë tallen me to – ato ngjajnë me cigaret

Një palë perde që janë nxjerrë në shitje, i ka bërë shumë përdorues të rrjeteve sociale të tallen, për faktin se ato kanë formën dhe duken sikur të ishin cigare.

Një kompani britanike e marketing kishte nxjerr në shitje një palë perde me një çmim prej 5.99 funte, që kanë ngjyrë të verdhë dhe të bardhë, transmeton Telegrafi.


Por, ajo çfarë ua ka tërhequr më së shumti vëmendjen përdoruesve të rrjeteve sociale është forma e tyre – ato ngjajnë sikur cigaret e palosura – më saktësisht “10 sosh”.

Perdet fillimisht ishin shitur me një çmim prej 15 funte, por me kalimin e muajve ato u nxorën në shitje për 5.99. Megjithatë ato deri më tani vetëm sa janë bërë objekt për tallje. /Telegrafi/