LAJMI I FUNDIT:

Nxirret nga supermarketi shkaku i veshjes jo adekuate (Foto)

Nxirret nga supermarketi shkaku i veshjes jo adekuate (Foto)

Leanne Kennedy ka qenë duke blerë në një supermarket në Hampshire të Anglisë, ku i është kërkuar që të largohet shkaku i veshjes së papërshatshme.

Gruas 30-vjeçare, që kishte të sipërme me shpinë të hapur dhe pantallona të gjatë, i thanë të vishte një këmishë apo të dilte përjashta, sepse paraqitja saj ishte në kundërshtim me rregullat e lokalit, transmeton Telegrafi.


Veshja që u konsiderua e ekzagjeruar

“Veshja nga xhinset nuk ishte aspak provokuese, në mot të nxehtë nuk kemi pse mbulohemi”, ka shkruar Kennedy lidhur me rastin.

Shumë njerëz janë pajtuar me mendimin e saj, duke konsideruar se punonjësit e supermarketit nuk patën arsye ta përjashtojnë. /Telegrafi/