Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Lybeniq të Pejës, ku një person ka rënë në gropën e një bunari që po hapej në afërsi të varrezave të fshatit.

Policia ka konfirmuar se për fat të keq personi në fjalë ka humbur jetën.


Derisa pas shumë përpjekjesh në mbrëmje është nxjerrë i pajetë trupi i personit që ra në një bunar gjatë ditës në fshatin Lybeniq të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ju njoftojmë se është nxjerrë trupi i viktimës nga bunari. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Gashi.

Për nxjerrjen e personit që ra në bunar gjatë ditës ishin angazhuar policia, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësit./Telegrafi/