LAJMI I FUNDIT:

​Nxirren trupat e pajetë të dy minatorëve në Artanë

​Nxirren trupat e pajetë të dy minatorëve në Artanë

Trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi janë nxjerrë mbrëmë pas mesnate nga Miniera e Artanës.

Për shkak të shembjes së një guri të madh, ekipi i kërkim-shpëtimit e pati shumë të vështirë nxjerrjen e trupave të pajetë.


Prandaj, është dashur një operacion prej 14 orësh ku kanë qenë të përfshirë edhe ekipet e specializuara të FSK-së, Zjarrfikësve të Kosovës dhe KEK-ut.

Shembje dheu në minierën e Artanës, dy punëtorë të vdekur
Lexo po ashtu Shembje dheu në minierën e Artanës, dy punëtorë të vdekur

“Duke i falënderua djemtë tanë të FSK-së, për mundin e paparë për ta thyer shkëmbin, si dhe ekipin e Mjekësisë Ligjore, trupat e dy minatorëve, u nxorën nga miniera”, ka shkruar në Facebook, Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Trupat e pajetë të dy minatorëve janë dërguar për obduksion.