LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit në Maqedoni të pakënaqur me rezultatet e testimit ekstern (Video)

Nxënësit në Maqedoni të pakënaqur me rezultatet e testimit ekstern (Video)
Foto: Ilustrim

Pyetje jo të formuluara mirë, opsionet që nuk kanë lidhje me pyetjen, pyetje të pa kuptimta dhe përkthim joadekuat. Këto janë ankesat e nxënësve për testimin ekstern. Rezultatet e këtij të fundit dolën sot, por shumica e nxënësve nuk janë të kënaqur as me rezultatet por as me testimin në përgjithësi. Sipas tyre ky test nuk është mënyra adekuate për t’i vlerësuar ata.

TV21 në ditën e testimit ekstern nga maturantët siguroi edhe fotografi nga testi në të cilat shihen të gjitha këto lëshime. Nxënësit thonë se parregullsitë që janë vërejtur vitin e kaluar, nuk janë përmirësuar as këtë vit.


Lëshimet të cilat kanë qenë evidente gjatë testimit, profesorët janë munduar t’i mënjanojnë duke iu ndihmuar nxënësve, këtë e pranon edhe vet zëvendës drejtori Abil Baush i shkollës së mesme Zef Lush Marku.

Nga Qendra shtetërore të provimeve, thonë se parregullsi nuk kanë hasur gjatë realizimit të testimit, përveç rastet që janë paraqitur nga nxënësit. Ndërsa ankesat për rezultatet e sesionit të janarit nxënësit mund t’i dorëzojnë pranë shkollave, ku do t’iu mundësohet edhe rishikim i testit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci flet për pjesëtarin e FSK-së, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt: Ai është pezulluar nga detyra

Maqedonci flet për pjesëtarin e FSK-së, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt: Ai është pezulluar nga detyra

Lajme
Jo vetëm Radoiçiqi me 11 shokë, por edhe 20 serbë në listën e kuqe të fletarrestimeve të INTERPOL-it

Jo vetëm Radoiçiqi me 11 shokë, por edhe 20 serbë në listën e kuqe të fletarrestimeve të INTERPOL-it

Drejtësi
Arbnora Idrizi sërish në librin e Guiness, këtë herë me mozaikun e flamurit

Arbnora Idrizi sërish në librin e Guiness, këtë herë me mozaikun e flamurit

Lajme
Kurti u drejtohet me videomesazh serbëve të Kosovës për vizat, targat dhe aplikimin në KiE

Kurti u drejtohet me videomesazh serbëve të Kosovës për vizat, targat dhe aplikimin në KiE

Lajme
Uran Ismaili: Vetëm PDK e rrëzon Albin Kurtin nga pushteti

Uran Ismaili: Vetëm PDK e rrëzon Albin Kurtin nga pushteti

Politikë
Nëna e Vanjës: Nuk mund ta besoj se ajo është në varr, tashmë më ka mbetur të kujdesem vetëm për vajzën tjetër

Nëna e Vanjës: Nuk mund ta besoj se ajo është në varr, tashmë më ka mbetur të kujdesem vetëm për vajzën tjetër

Lajme
Kalo në kategori