LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e përjashtuar sulmojnë shtëpiakun e shkollës në Drenas

Nxënësit e përjashtuar sulmojnë shtëpiakun e shkollës në Drenas

Ditën në punë e nisi si zakonisht, por e marta e 6 shtatorit të vitit të kaluar nuk përfundoi në rrethana të zakonshme për Hajdin Mujën.

Muja, i cili punon si mirëmbajtës në shkollën fillore “Mehmet Gradica”, në Gradicë të Drenasit, u sulmua nga një ish-nxënës i kësaj shkolle dhe një nxënës që vijonte mësimin aty.


Dy të rinjtë të cilët ishin kthyer në “vizitorë” të shpeshtë të shkollës, në fakt ishin dy nga nxënësit e kësaj shkolle, por që njëri prej tyre, kishte kohë që ishte i përjashtuar nga kjo shkollë.

Muja, në një rrëfim për KIKS-in, tha se disa herë u mundua që me fjalë bindëse t’i largojë ata të rinj nga objekti.

Vizitorët 15-vjeçarë, sipas Mujës, nuk bindeshin assesi të largoheshin nga objekti.

Në këtë mënyrë, ai tha se vendosi ta lajmërojë policinë.

Me të marrë vesh këtë gjë, sipas Mujës, dy të rinjtë, me një thikë në dorë, u sulën kundrejt tij, duke e kërcënuar e sharë.

Pas saj, punëtori i shkollës fillore “Mehmet Gradica” tha që policia i kishte marrë të dyja palët për deklarim, mirëpo, sipas tij, kundrejt dy 15-vjeçarëve policia nuk ndërmori kurrë asnjë masë.

Sipas Mujës, gjatë deklarimit në polici, këta të fundit linin fajtor vetë atë.

Probleme me këta të mitur, sipas Mujës, kjo shkollë kishte pasur edhe më herët.

Rehat Muja nuk u bë as pasi këta të rinj i lajmëroi në polici.

Ai tha se kërcënime nga ta mori edhe pas disa ditësh.

Sipas tij, ata filluan duke e sharë, duke vazhduar deri në kërcënimin se do t’ia dhunojnë të bijën 3-vjeçare.

Kohë më vonë, Muja kërcënime në rrugë mori edhe nga babai i njërit nga ish-nxënësit e shkollës ku ai punon.

Muja tha se ai nuk ka më besim në drejtësinë, pasi që ky rast, sipas tij, u mbyll pa u hapur fare. /KlanKosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori