LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Maqedonisë janë kundër testimit ekstern

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Maqedonisë janë kundër testimit ekstern

85% e nxënësve dhe 80% e mësimdhënësve vlerësojnë se duhet të ndërpritet testimi ekstern në Maqedoni. Ata thonë se janë të pakënaqur nga sjellja e tyre, kumton Qendra për menaxhim me ndryshime (QMN), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numrat tregojnë se më shumë se 2/3 e nxënësve vlerësojnë se mësimdhënësit vlerësojnë drejt, përderisa 77% nga nxënësit dhe madje 90% e mësuesve vlerësojnë se vlerësimi i mësimdhënësve më mirë i shpreh njohuritë e theksuara të nxënësit.


‘Në rastet kur vlerësimi nga testimi ekstern dallon nga ajo e profesorëve, 58% e nxënësve dhe 65% e mësimdhënësve vlerësojnë se ajo është për shkak të pyetjeve të papërshtatshme’, vlerësojnë nga Qendra.

Qëllimi i hulumtimit është të konfirmohet efikasiteti dhe qëllimshmërisë të testimit ekstern, kurse në kuadër të tyre ishin mendimet e të anketurve të nxënësve dhe mësimdhënësve. Në pyetjen e cilësisë së pyetjeve, vetëm 5.8% e nxënësve u përgjigjën se pyetjet janë të shkëlqyera të përshtatura me mësimin.

Hulumtimi është zbatuar në kuadër të projektit ‘Participim më i madh-politika më të mira dhe rregullative’, kurse e ka zbatuar ‘CUP dhe Instituti Zip’, me mbështetje të qendrës në Maqedoni për bashkëpunime ndërkombëtare. /Telegrafi/