Plator Laiqi, një nga 18 më të mirët prej 103 semimaturantëve të shkollës së mesme Realschule në Rottenburg, është përzgjedhur si një nga 30 të rinjtë që do të përfaqësojnë Bavarinë si ambasador në programin ndërkombëtar të shkëmbimeve kulturore.

Në gusht 2025, Platori do të udhëtojë drejt Brazilit, ku do të qëndrojë për një vit, duke jetuar me një familje pritëse dhe duke ndjekur shkollën atje.


Ky program i mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës në Bavari dhe organizata gjermane Youth For Understanding (YFU), synon të forcojë mirëkuptimin ndërkulturor përmes përvojave personale arsimore dhe jetësore në një shtet të huaj.

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur më 4 korrik në Ministrinë e Arsimit në Mynih, Platori mori certifikatën e tij nga vetë ministrja Anna Stolz, në prani të përfaqësuesve diplomatikë nga vendet pritëse.

Programi “Ambasadorët e Bavarisë” i ofron të rinjve të moshës 15 deri në 18 vjeç mundësinë të jetojnë dhe mësojnë në një nga vendet pjesëmarrëse si Brazili, Kina, Franca, India, Polonia, Rumania, Afrika e Jugut, Çekia dhe Hungaria.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Platorin dhe një dëshmi për angazhimin e tij akademik dhe shoqëror. Ai do të jetë një përfaqësues i denjë i rinisë gjermane dhe shqiptare në Brazil.

telegrafi sport app