Një mësues në Spanjë është bërë sensacion në internet, pasi u filmuar duke ia thyer laptopin një nxënësi i cili nuk po e dëgjonte derisa po ligjëronte.

Mësuesi i paidentifikuar që nga ky veprim është bërë hit në internet, ku në videon e publikuar dëgjohet duke folur në gjuhën spanjolle, transmeton Telegrafi.


2 151

Videoja raportohet se është filmuar nga një nxënës tjetër, i cili ka dashur të dokumentoj se si mësuesi kishte humbur durimin, dhe kështu ia kishte përplasur për tokë laptopin një nxënësi duke ia bërë copa.

3 101

“Po të kërkoj të mundohesh pak më shumë, kjo është e gjitha kërkoj nga ti. Tash e 20 minuta po i shpjegoj gjërat e njëjta, kurse ti vazhdimisht bisedon me shokë”, dëgjohet mësuesi duke i thënë nxënësit të cilit ai thyen laptopin. /Telegrafi/