LAJMI I FUNDIT:

Vapa boshatis sheshet e Prishtinës (Video)

Vapa boshatis sheshet e Prishtinës (Video)

Qytetarët e Prishtinës duket se kanë ndjekur këshillat e mjekëve dhe ekspertëve, duke iu shmangur daljes gjatë temperaturave të larta që po mbizotërojnë këto ditë mbi vendin tonë.


Në mesditë ishte një numër i vogël i atyre që shiheshin në shesh, kurse ata që ishin mendojnë se duhet të shpallet gjendje emergjente në vend.

Edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka apeluar për kujdes, pasi sot konsiderohet si ditë që paraqet rrezik për të gjitha moshat.

Disa qytetarë konsiderojnë se në kryeqytet ka mjaft pika freskimi, e njëra prej tyre është pishina e Gërmisë e cila ka disa ditë që është hapur.

Megjithëse nxehti afrikan ka mbizotëruar këto ditë në Kosovë dhe vendet e rajonit, prej ditës së diel pritet që temperaturat të ulen deri në 24 gradë. /KP/