LAJMI I FUNDIT:

Nxeheni një çorape me kripë deti për t’i trajtuar dhimbjet e veshit dhe infeksionet

Nxeheni një çorape me kripë deti për t’i trajtuar dhimbjet e veshit dhe infeksionet

Dhimbjet e veshit dhe infeksionet e veshit janë mjaft të zakonshme, e posaçërisht te të vegjlit, ku edhe shoqërohen me dhimbje të madhe.

Dhimbja e veshit shpeshherë është e padurueshme dhe shpie në probleme për të fjetur, për të ngrënë, etj., transmeton Telegrafi.


Por, përderisa një pjesë e madhe e njerëzve e kërkojnë ndihmën tek antibiotikët për t’i trajtuar këto dy probleme, ekspertët e mjekësisë alternative e sugjerojnë një metodë më të thjeshtë, për të cilën thonë se është shumë efektive.

Përbërësit:

– Çorapë pambuku
– Gjysmë gote kripë deti

Instruksionet

Nxeheni një tigan në furrë. Kripën e detit derdheni në një çorape, lidheni dhe vendoseni në tigan për ta nxehur 4 deri në 6 minuta.

Pastaj vendoseni çorapen në veshin në të cilin po keni dhimbje.

I nxehti e lehtëson dhimbjen, e shëron infeksionin dhe i absorbon toksinat.

Përveç nxehtit, kripa e detit mund të veprojë si antiseptik dhe ta eliminojë lagështinë nga veshi.

Ky truk funksionon edhe për fëmijët, edhe për të rriturit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori