LAJMI I FUNDIT:

Nutricionistët paralajmërojnë: Shmangni spinaqin jashtë sezonit

Nutricionistët paralajmërojnë: Shmangni spinaqin jashtë sezonit

Spinaqi nga serrat është i varfëruar nga nutrienët, ndërkaq përmban edhe sasi të shtuar kimikatesh të domosdoshme për rritje

Edhe pse gjatë gjithë vitit mund t’i gjejmë pothuajse të gjitha llojet e perimeve të freskëta, disa do të duhej shmangur jashtë sezonit, transmeton Telegrafi.


Kjo posaçërisht ka të bëjë me spinaqin nga serrat, i cili është i varfëruar nga nutrienët, ndërkaq përmban sasi të mëdha kimikatesh të domosdoshme për rritje, paralajmërojnë nutricionistët.

Për këtë shkak, në vjeshtë dhe në dimër mos e konsumoni në sasi të mëdha, edhe pse konsiderohet “mbret i perimeve”.

Në mbretërinë e tij të pasur me vitaminat A, B1, B2 dhe C, si edhe me minerale (magnez, hekur, kalium, kalcium, natrium, fosfor, bakër, zink, jod, kobalt dhe mangan), duhet qëndruar në pranverë.

Spinaqi është artikull me kalori të ulët, i cili mund të hahet në sasi të pakufizuara. Për shkak të thartirës oksale nuk bën ta konsumojnë vetëm personat me veshka të sëmura.

Më mirë është ta gatuani në qumësht dhe ta kombinoni me produkte qumështi, kurrsesi me vezë, sepse spinaqi vështirëson zbërthimin e hekurit nga vezët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori