Bashkëpunimi dhe partneriteti i fortë i institucioneve me organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë palët e interesuara janë të nevojshme për të mbrojtur trashëgiminë natyrore të Malit Sharr, tha Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Naser Nuredini, i cili njoftoi se deri në fund të shtatorit duhet të paraqitet Projekt-ligji në Qeveri që shpall Malin e Sharr Park Kombëtar.

Ai në takimin e sotëm online “Komunikimi me publikun në procesin e shpalljes së Malit Sharr si një Park Kombëtar” i zhvilluar me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, se qëllimi kryesor është të informohet për aktivitetet aktuale dhe të planifikuara brenda përfundimit të procedurës së shpalljes së Malit Sharr për Park Kombëtar, pasi Qeveria pranoi iniciativën.

“Pranimi i iniciativës nga Qeveria do të thotë që nuk ka vend për t’u rikthyer dhe do të thotë punë intensive dhe ambicioze për të përfunduar këtë proces. Është me rëndësi të madhe që procesi të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të vendoset një sistem menaxhimi që do të mbrojë në mënyrë të duhur këtë trashëgimi natyrore, ndërsa nga ana tjetër do të hapë mundësi të reja për zhvillimin socio-ekonomik”, tha Nuredini.

Në takimin online morën pjesë përfaqësues të 13 shoqatave qytetare, përfshirë shoqatat e alpinistëve./Telegrafi/