LAJMI I FUNDIT:

Nuredini: Ohri ruan statusin e UNESCO-s

Nuredini: Ohri ruan statusin e UNESCO-s

Jam i kënaqur që Liqeni i Ohrit dhe rajoni do të kenë mundësinë për të ruajtur statusin e tyre dhe ne do të kemi kohë për të përfunduar mbrojtjen e kësaj trashëgimie të pabesueshme natyrore dhe kulturore botërore, por kjo do të thotë përgjegjësi shtesë, tha sot Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini në fjalimin e tij në seancën e Komitetit të UNESCO-s.

Prandaj, siç theksoi Ministri, tani është koha që të punojmë së bashku dhe të sigurohemi që të mos gjendemi në një situatë të tillë në të ardhmen.


Ai falënderoi Komitetin e UNESCO-s për njohjen e përpjekjeve dhe miratimin e ndryshimit të propozuar, i cili miraton një periudhë shtesë për përfundimin e punëve të filluara dhe përmbushjen e plotë të rekomandimeve të marra.

“Falënderime të veçanta për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Federatën Ruse për mbështetjen e tyre në këto përpjekje, si dhe për delegacionet e Kinës, Arabisë Saudite, Hungarisë dhe Spanjës. Gjithashtu falënderoj kolegët nga Australia dhe Norvegjia për këshillat e vazhdueshme miqësore”, tha Nuredini./Telegrafi/