LAJMI I FUNDIT:

Nurboja: Çdo vit nga 1 milion euro në bujqësi

Nurboja: Çdo vit nga 1 milion euro në bujqësi

Bashkim Nurboja nga Lëvizja Vetëvendosje, kandidat për kryetar të Pejës ka thënë se bujqësia është një ndër prioritetet e qeverisjes së tij në Pejë.

Sipas Nurbojes mundësia për zhvillim ekonomik dhe gjenerimin e vendeve të punës mund të vjen vetëm duke i koncentruar investimet në bujqësi dhe turizëm.


“Bujqësia është një nga prioritetet e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje! në Pejë, çdo vit do të ndahen nga 1 milion euro për bujqësinë nga investimet kapitale, përveç subvencioneve”, ka thënë Nurboja.