LAJMI I FUNDIT:

Numri i votave përfundimtare të kandidatëve për kryeministër – dallimi ndërmjet tyre

Numri i votave përfundimtare të kandidatëve për kryeministër – dallimi ndërmjet tyre

Nga rezultatet e shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, është njeriu që ka marrë më së shumti vota në nivel Kosove.

Kurti, sipas po të njëjtave të dhëna ka arritur të marrë 183,868 vota.

Pas tij, me numër të madh të votave, renditet kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila ka marrë 176,188 të votave.

Ndërkaq në vendin e tretë dhe të katërt janë Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj.

Kandidati i PDK-së për kryeministër ka marrë 146,763 të votave, ndërsa ai koalicionit AAK-PSD, ka marrë 75,917 të votave.

Ndërsa kandidati nga koalicioni NISMA-AKR-PD, i cili sipas KQZ-së nuk ka kaluar pragun zgjedhor, Fatmir Limaj ka marrë 26,014 të votave.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 6 tetor.

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, fituese LVV-ja me 26,159 për qind
Lexo po ashtu KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, fituese LVV-ja me 26,159 për qind

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se shpallja e këtyre rezultateve vjen pas përfundimit të gjitha procedurave në vendvotimeve dhe QNR.

Daka ka thënë se janë rinumëruar rreth 850 vendvotimeve.

Ajo ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit ishte 44,72%.

Daka ka thënë se nga rezultatet përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220 mijë e 811 vota apo 26,159%, LDK 206 mijë e 458 vota apo 23,458%, PDK ka 178 mijë e 645 vota apo 21.163%, AAK-PSD koalicioni 100% Kosovë ka 96 mijë e 883 vota apo 11, 477%, Lista Serbe 57 mijë e 15 vota apo 6.754%, Nisma-AKR-PD 42 mijë e 72 vota apo 4.984%.

Sipas kryetares së KQZ-së, që nga momenti i shpalljes së rezultateve, fillon afati 24 orësh për ankesa nga subjektet dhe kandidatët për deputet. /Telegrafi/