LAJMI I FUNDIT:

Numri i vdekjeve në aksidentet e komunikacionit rrugor në Maqedoni ka shënuar rënie

Numri i vdekjeve në aksidentet e komunikacionit rrugor në Maqedoni ka shënuar rënie
Foto: Ilustrim

Këtë vit në Maqedoni ka patur rënie të aksidenteve të komunikacionit, por edhe rënie të pasojave fatale nga të njëjtit.

Nëse në vitin 2017 vdiqën 155 persona në aksidente rrugore, në dhjetë ditë para përfundimit të këtij viti, ky numër lëvizë nga 120 deri 130, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ndërkaq, edhe më tej, arsyeja kryesore e aksidenteve me fatalitet ka të bëjë me shpejtësinë e tepërt dhe drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Në këtë drejtim, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion dhe Rrugë (KRSKRr) kërkon nga qytetarët që pa ndonjë arsyetim të marrin përgjegjësi dhe të jenë të vëmendshëm në komunikacion pa marrë parasysh mënyrën e pjesëmarrjes./Telegrafi/

*Foto Ilustrim