LAJMI I FUNDIT:

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Iran dhe Irak është rritur

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Iran dhe Irak është rritur
epa06326716 Iranian Red Crescent and rescue workers gather around wreckage of collapsed building in the city of Pole-Zahab, in Kermanshah Province, Iran, 13 November 2017. A 7.2 magnitude earthquake that struck Iran's Kermanshah province bordering Iraq has killed over 328 inhabitants and left at least another 3,950 injured, Iranian authorities said. EPA-EFE/ABEDIN TAHERKENAREH

Mijëra njerëz e kanë kaluar edhe natën e dytë në tendat e improvizuara ose nën qiellin e hapur, derisa autoritetet konsiderojnë se nuk ka shpresa për gjetjen e të mbijetuarve eventualë, nga tërmeti i fuqishëm që e ka goditur rajonin afër kufirit Iran-Irak, nga i cili kanë humbur jetën më se 437 njerëz.

Ministria e Brendshme e Iranit tha dje se në provincën iraniane, Kermanshah, është raportuar për 407 persona të vdekur dhe afro 6,700 të tjerë të plagosur.


Sot në mëngjes agjencitë iraniane të lajmeve kanë paraqitur shifra të ndryshme. Derisa agjencia zyrtare e lajmeve, IRNA, raportoi për 430 vetë të vdekur në Iran dhe 7,156 të plagosur, agjencia gjysmë-zyrtare, Tahsin, tha se kanë vdekur 445 vetë dhe janë plagosur 7,370 të tjerë.

Agjencitë perëndimore të lajmeve, Reuters dhe AFP, kanë raportuar sot në mëngjes se autoritetet e kanë ndalur pjesën më të madhe të operacioneve të shpëtimit duke thënë se vështirë se mund të gjenden të mbijetuar të tjerë nga tërmeti i pardjeshëm.

Në Irak janë vrarë së paku 7 vetë, ndërsa 530 të tjerë janë plagosur, kanë thënë zyrtarët, transmeton Evropa e Lirë.

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Evropa
Kalo në kategori