LAJMI I FUNDIT:

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Brazil shkon në mbi 200,000 – mes një rritje të rasteve të reja

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Brazil shkon në mbi 200,000 – mes një rritje të rasteve të reja

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Brazil ka arritur në mbi 200,000 të enjten, tha ministria e shëndetësisë, ndërsa rastet e reja të përditshme ka arritur një rekord prej 87,843 – pas pushimeve të fundvitit në vend, me shpërthimin e dytë më vdekjeprurës në botë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekspertët paralajmërojnë që Brazili ende nuk e ka parë numrin më të lartë të rasteve që pritet të rezultojnë nga njerëzit që festuan Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me miqtë dhe familjen.


“Është një turp ajo që ndodhi në verë. Ajo që ne presim është që pas 15 janarit, fatkeqësisht do të përballemi me një gjendje kritike përsëri në spitale”, tha Rafael Deucher, një mjek në shtetin Paraná, ku 80% e shtretërve të kujdesit intensiv publik ishin të zënë.

Imunologët thonë se faktorë të ndryshëm ka të ngjarë të intensifikojnë atë që është një valë e dytë e virusit.

Brazili është të paktën tre javë larg nga fillimi i fushatës së vaksinave, sipas qeverisë, e cila është kritikuar sepse “nuk po lëviz mjaft shpejt”.

“Njerëzit janë të lodhur dhe nuk po u përmbahen më masave parandaluese për shkak të tendosjes psikologjike, por edhe për shkak të mungesës së një diskursi politik të unifikuar”, tha Alexandre Naime, kreu i departamentit të sëmundjeve infektive në fakultetin e mjekësisë të Universidade Estadual Paulista.

“Ka shumë njerëz që janë kundër shkencës dhe shëndetit publik, kundër maskës dhe pro tubimeve të mëdha”.

Ndryshe, Brazili regjistroi 1,524 vdekje të tjera gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.

Që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, gati 8 milionë njerëz janë infektuar dhe 200,498 kanë vdekur nga COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori