Numri i gjobave dhe aksidenteve gjatë javës në rajonin e Ferizajt
Foto: Ilustrim Foto: Ilustrim
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë periudhës 8 – 14 shtator 2025 ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Sipas raportit javor, janë shqiptuar gjithsej 1,754 gjoba për kundërvajtje dhe janë pezulluar 28 patentë-shoferë ndaj drejtuesve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Brenda kësaj periudhe janë regjistruar 39 aksidente, prej të cilave:
- 24 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të plagosur 31 persona,
- 15 aksidente vetëm me dëme materiale.
Policia ka apeluar tek të gjithë shoferët që të tregojnë kujdes në rrugë dhe të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim uljen e aksidenteve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























