Numrat e zgjedhur nga ChatGPT i sjellin amerikanes një çmim lotarie prej 100,000 dollarësh

Një grua nga Michigani përdori programin e inteligjencës artificiale ChatGPT, për të gjeneruar një sërë numrash lotarie që i sollën asaj një çmim prej 100,000 dollarësh.
Tammy Carvey, 45 vjeç, nga Wyandotte, u tha zyrtarëve të lotarisë së Michiganit, se vendosi të blinte një biletë Powerball në internet kur çmimi i madh ishte i lartë në shtator.
"Unë luaj Powerball vetëm kur çmimi i madh arrin deri aty dhe çmimi i madh ishte mbi 1 miliard dollarë, kështu që bleva një biletë", tha Carvey.
"I kërkova ChatGPT një sërë numrash Powerball dhe ato janë numrat që luajta në biletën time", shtoi ajo, transmeton Telegrafi.
Bileta e Carvey përputhej me katër topa të bardhë dhe Powerball në shortin e 6 shtatorit, duke i sjellë asaj një çmim prej 50,000 dollarësh që u dyfishua në 100,000 dollarë falë opsionit Power Play.
"Kur kontrollova numrat fitues, pashë që përputha katër topa të bardhë dhe Powerball dhe e dija që duhej të kisha fituar diçka", tha ajo.
"Google më tha se ishte një çmim prej 50,000 dollarësh, kështu që mendova se këtë çmim kisha fituar. Vetëm kur hyra në llogarinë time të lotarisë së Miçiganit e kuptova se i kisha shtuar Power Play biletës sime dhe në fakt kisha fituar 100,000 dollarë! Unë dhe burri im nuk mund ta besonim", theksoi ndër tjera fatlumja. /Telegrafi/

















































