Numërohen 25% e votave në Podujevë, Bulliqi kryeson me mbi 51% të votave

Në Komunën e Podujevës po vazhdon me ritme të shpejta procesi i numërimit të votave për kryetar komune.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 20:34 janë procesuar 28 nga gjithsej 113 vendvotime, që përbën 24,78% të totalit.
Rezultatet e deritanishme tregojnë se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje!, Shpejtim Bulliqi, kryeson bindshëm me 51,57% të votave, që përkthehet në 4,555 vota.
Në vendin e dytë ndodhet kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni, me 40,13% ose 3,545 vota të numëruara deri tani.
Ndërsa në vendin e tretë është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isak Shabani, me 6,87% apo 607 vota.
Kandidatët tjerë kanë marrë përqindje më të ulëta:
Xhemajl Hasani (NISMA Socialdemokrate) – 0,76% (67 vota)
Baki Feta (AAK) – 0,67% (59 vota)
Procesi i numërimit në Podujevë po vazhdon, ndërsa rezultatet pritet të përditësohen nga KQZ në orët në vijim.


















































