Si pasojë e numrit të madh të pacientëve të hospitalizuar me COVID-19, tash e dy ditë është rikthyer në funksion edhe Mjekësia Sportive.

Siç njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), në Mjekësin Sportive janë duke u trajtuar 44 pacientë, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq, numri i përgjithshëm i pacientëve të hospitalizuar në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme është 575,

468 të konfirmuar Covid-19 pozitivë 418 me oksigjeno-terapi 29 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 206 pacientë të shtrirë, 170 prej tyre Covid-19 pozitivë, 155 me oksigjeno-terapi

- Klinika Infektive, 113 pacientë - Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë - Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë - Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë - Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 44 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 369 pacientë, 298 prej tyre Covid-19 pozitivë, 263 me oksigjeno-terapi.

- Spitali i Prizrenit, 70 pacientë
- Spitali i Gjakovës, 91 pacientë
- Spitali i Pejës, 64 pacientë
- Spitali i Gjilanit, 81 pacientë
- Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë
- Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë
- Spitali i Ferizajt, 37 pacientë

Ndryshe, si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka propozuar ashpërsimin e masave kundër coronavirusit, të cilat pritet të miratohen sot në mbledhjen e Qeverisë. /Telegrafi/