LAJMI I FUNDIT:

Numan Baliq lirohet nga akuzat për ngacmim seksual

Numan Baliq lirohet nga akuzat për ngacmim seksual

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq është liruar nga akuzat për ngacmim seksual. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Baliq përmes një postimi në Facebook.

Në aktgjykimin lidhur me rastin për të cilin akuzohej Numan Baliq thuhet se “I pandehuri Numan Baliq i linur më 20.12.1958 në Zeminac komuna e Belopolje Republika e Malit të Zi, tani me vendbanim në fshatin Vitomericë Komuna e Pejës, konfrom nenit 364 paragrafi 1 pika 1.3. të KPPK-së lirohet nga aktakuza”.


Aktakuzë ndaj Numan Baliq, për ngacmim seksual
Lexo po ashtu Aktakuzë ndaj Numan Baliq, për ngacmim seksual

Vendimin për lirimin e tij nga aktakuza është marrë në Gjykatën Themelore të Pejës nga gjyqtari Sejdi Blakaj.

Numan Baliq, akuzohej për ngacmim seksual ndaj një punonjëse në Spitalin ku punon. Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë për këtë vepër ndaj Baliqit, me çka dyshohej se nga muaji gusht i vitit 2018 në vazhdimësi e ka ngacmuar praktikanten e Spitalit Rajonal të Pejës duke i shkruar mesazhe me përmbajtje ngacmimi në telefon dhe duke i dërguar edhe letra.

Sipas aktakuzës, Baliq i kishte dhënë letra me përmbajtje ngacmimi dëshmitares A.K., për t’ia dërguar praktikantes, letra të cilat më pas i kishte lexuar dhe i kishte grisur viktima. Rasti ishte paraqitur në Polici në shtator të vitit të kaluar.

Pas aktakuzës ai ishte suspenduar nga puna, si kirurg në Spitalin Rajonal të Pejës. /Telegrafi/