LAJMI I FUNDIT:

Nuland të enjten viziton refugjatët në kufirin Maqedoni-Greqi

Nuland të enjten viziton refugjatët në kufirin Maqedoni-Greqi

Ndihmës-sekretarja shtetërore e SHBA-ve, Victoria Nuland do të vijë të enjten për ta vizituar kufirin greko-maqedonas, të njoftohet nga afër më krizën e emigrantëve, transmeton Telegrafi.

Shkak i vizitës së Nuland, sipas medias, është fakti se në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë nga dita në ditë po rritet numri i refugjatëve për shkak të numrit të vogël të njerëzve që po lëshohen përmes kufirit nga ana e Maqedonisë.


Në këtë kontekst, mediat greke shkruajnë se Athina zyrtare, nëse Maqedonia dhe Serbia vazhdojnë me restrikcionet gjatë lëshimit të refugjatëve, do të mund që t`i keqësonte marrëdhëniet bilaterale me këto vende.

Në kampin Idomeni, sipas të dhënave zyrtare greke, po mbahen më shumë se 10 mijë emigrant. /Telegrafi/