LAJMI I FUNDIT:

Nuk votohet Projektligji për konfiskimin e pasurisë, shoqëria civile do ligje kualitative (Video)

Nuk votohet Projektligji për konfiskimin e pasurisë, shoqëria civile do ligje kualitative (Video)

Komisioni për Integrime Evropiane nuk e miratoi Projektligjin për konfiskimin e pasurisë. Deputetët nuk i aprovuan ndryshimet e bëra në këtë projektligj. Ndërkaq njohësit e zhvillimeve politike theksojnë se ligjet nuk po kalojnë për shkak të lojërave të subjekteve politike.

Komisioni për Integrim Evropian nuk e ka votuar Projektligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë, në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së.


Kryetarja e komisionit Blerta Deliu-Kodra tha se ky projektligj nuk është në rregull me ndryshimet që janë bërë, duke kërkuar që të riformulohen ato.

“Unë nuk po shoh mundësi që projektligji në fjalë të kalojë. Unë mendoj që nuk është mirë, dhe kërkojë mirëkuptim nga kolegët që në këtë fazë të kryejmë një obligim për shkak të agjendës evropiane”, deklaroi Blerta Deliu Kodra.

Ismail Kurteshi, nga VV-ja kërkoi të i kthehet projektligji Qeverisë pasi sipas tij, nuk ka zgjerim të kompetencave për konfiskim të pasurisë.

“Këtu në fakt nuk ka zgjerim të kompetencave, por ka disa formalitete që këtë ligj nuk e bëjnë funksional, dhe nuk mundësojnë që përmes ligjit të konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme”, thotë Ismail Kurteshi.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi tha se nuk është mirë që projektligjet t’i kthehen Qeverisë.

“Në këtë fazë nuk është në rregull që ky ligji t’i kthehet Qeverisë dhe me vonua procesin”, deklaroi Donika Kadaj Bujupi.

Kurse Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për drejtësi shprehet se këto ligje nuk po kalojnë për shkak të lojërave politike mes subjekteve  në pozitë e opozitë. Mirëpo ai kërkon më shumë  seriozitet në hartimin e këtyre projektligjeve në mënyrë që ato të kalojnë.

“Pa marrë parasysh nevojën për agjendën evropiane, Ministria e Drejtësisë dhe ministritë tjera që dërgojnë ligje në Kuvend, duhet të sigurohen që të njëjtat të kenë kualitetin e duhur dhe tu përshtaten nevojave të qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që edhe Komisioni për Legjislacion t’i miratojë pa vërejtje dhe t’i procedojë në seancën e Kuvendit të Kosovës”, thotë Ehat Miftaraj nga IKD.

Në këtë komision megjithatë është miratuar projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve. ./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori