LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare, thotë Zaev

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare, thotë Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare në vend pasi e vlerëson Qeverinë e tij si stabile, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria është stabile . Nuk ka logjikë për dorëheqje, njejtë si nuk ka edhe nevojë. Një veprim i tillë do të thonte tradhëti ndaj atyre që dhanë mbështetje për vendin për të hapëruar drejt BE-së. Qeveria është e orientuar që të punojë për qytetarët” ka thënë mes tjerash Zaev.


Duke komentuar anketat e fundit, Zaev thotë se rezultatet e barabarta mes partisë së tij, LSDM dhe opozitares OBRM-PDUKM janë pjesë e garës mes partive. /Telegrafi/