LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të ketë ratifikim të parakohshëm të protokollit të NATO-s në Kuvendin e Maqedonisë

Nuk do të ketë ratifikim të parakohshëm të protokollit të NATO-s në Kuvendin e Maqedonisë

Nuk do të ketë ratifikim të parakohshëm të protokollit të pranimit në NATO në Kuvendi e Maqedonisë së Veriut, megjithëse qeveria tashmë ka aprovuar në seancë e saj tekstin e propozim ligjit për marrëveshjen e Veriatlantikut.

Ai duhej të dërgohej në Kuvend dhe të hynte në fuqi pas votimit, sapo Spanja të kishte bërë një gjë të tillë gjatë kohës së shpërndarjes së Kuvendit para zgjedhjeve të prillit.


Këtë e konfirmoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për “Telma” i cili thotë se situata është shumë më e lehtë tani sepse Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka arritur të formojë qeveri. Prej 29 anëtarëve të NATO-s, Protokolli për Maqedoninë e Veriut mbetet të ratifikohet vetëm nga Spanja. Ndërkohë, Sanchez siguroi mjaft vota parlamentare për të formuar qeveri.

“Ne presim që Spanja të ratifikojë marrëveshjen sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa e gjithë procedura në vendin tonë të përfundojë deri më 12 shkurt. Nuk ka nevojë të nxitoni për ratifikimin e parakohshëm. Propozimi i qeverisë është në proces, por nuk ka asnjë indikacion se është e nevojshme të veprohet parakohe”, tha Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori