LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të ketë më ”Ditë të drurit” në Maqedoni

Nuk do të ketë më ”Ditë të drurit” në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë ka sjellë vendim për të hequr nga përdorimi shënimin e ditës për mbjelljen e drunjve në gjithë territorin e Maqedonisë që është njohur si ”Dita e drurit”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Deri tani, sipas shërbimeve qeveritare, janë mbjellur rreth 35 milionë drunj ndërsa suksesshmëria e këtij aksioni është nga 0 deri në 15% të drunjve të mbjellë.


Në vend të këtij aksioni nga Qeveria e Maqedonisë thonë se do të mendojnë dhe bëjnë aksione tjera për të shtuar pjesën e gjelbërt në gjithë pjesët e vendit.

Përndryshe, kjo ditë trajtohej si festë në Maqedoni pasi të gjithë institucionet ishin të obliguar të mungojnë në punë që të mbjellin fidane. /Telegrafi/