LAJMI I FUNDIT:

Nuk të dëgjon njeri sot, por vetëm të hapin kokën me hallet e veta

Nuk të dëgjon njeri sot, por vetëm të hapin kokën me hallet e veta

Anisa Bega

Ndoshta ju që po lexoni këtë artikull nuk jeni dakord me këtë që do shkruaj tani, por dua të ndaj një shqetësim që kam shumë kohë që e vërej te njerëzit këtu në vendin ku jetoj, në Tiranë. Nuk guxon të dalësh për kafe me dikë, se fillon të hap kokën me problemet e veta dhe as merr mundimin të të pyesë: Më fal, po ti si je?

Dëgjimi aktiv mesa po shikoj po ikën te njerëzit këtu me kalimin e viteve, për arsye të ndryshme, ndoshta stresi, ankesat, janë të pakënaqur nga jeta që kanë, nga zgjedhjet që kanë bërë për jetën e tyre, etj. Mos të flasim që edhe shkuarja deri te takimi është i vështirë, sepse të gjithë jemi shumë të zënë dhe nuk gjejmë fare kohë për të takuar dikë. Madje një mikeshë dikur më tha: Pse shqetësohesh që s’të ftoj prej një viti në kafe? Shoqëria e vërtetë nuk matet sa herë takohesh! Dakord, i thashë, pas 10 vitesh do të ftoj edhe unë.

Le të mbetemi te problemi kryesor: Del për kafe me dikë dhe as të dëgjon, as e ka mendjen çfarë po i thua dhe direkt e kthen bisedën te halli i vetë. Nuk ka gjë me të tmerrshme të durosh një të dalur të tillë, ku mbytesh me energji negative, duke të futur stres dhe duke të bërë më pesimistë për jetën tënde.

A ka mungesë me të madhe respekti që të flasësh ndërkohë që edhe tjetri po tregon diçka? Çfarë më duhet mua niveli juaj, kur nuk respektoni gjënë më minimale të komunikimit me dikë? Nëse ju nuk e keni mendjen për diçka që po ju thotë miku juaj, më falni pse dilni dhe ia harxhoni edhe atij kohën?!

Mos u habisni më pas që kur ta merrni në telefon për t’u takuar mos t’iu përgjigjet më, ose të gjejë një justifikim vetëm mos t’iu takojë.

Dita-ditës po shoh njerëz që rrinë vetëm dhe në fakt bëjnë shumë mirë, pasi më mirë t’ia dedikosh kohën vetes tënde, sesa të ta prishin gjakun disa biseda negative. Mos abuzoni me ata që ju dëgjojnë dhe mos i shfrytëzoni sa herë keni kohë të lirë për t’i përdorur, për të mbushur jetën tuaj të palumtur. Më besoni se këta njerëz që vlerësojnë tjetrin kur flet, kanë shumë vlera dhe gjithmonë do kenë dikë pranë kur të jenë në ditë të vështira, ndërsa ju “njishat” do bëni mirë të ecnit pak në këmbë dhe të flisnit me veten tuaj.

Dikur një mik i imi kur u kthye nga jashtë Shqipërisë më tha që, këtu nuk të lë njeri të mërzitesh, pasi sa fillon të thuash një hall tëndin, direkt të ndërpresin ndërkohë që ti po flet dhe fillojnë të tregojnë ndonjë gjë tyren.

Roy T. Bennett ka thënë: “Thjesht duke ofruar një vesh për të dëgjuar dhe një zemër të kuptueshme, mund të jetë një ngushëllim i madh”.

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori