LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të besoni sa para shpenzojnë qytetarët e BE-së për drogë

Nuk do të besoni sa para shpenzojnë qytetarët e BE-së për drogë

Shtetasit e vendeve të BE-së shpenzojnë më shumë se 27 miliardë dollarë në vit për drogë, kurse një për qind e të rriturve përdorin marihuanë pothuajse çdo ditë, thuhet në një sondazh të BE-së të publikuar sot.

Në tregun e drogave më i pranishmja dhe më e kërkuara është kanabisi, nga e cila fitohet rreth 10.6 miliardë dollarë në vit, derisa e dyta rendit heroina, me të cilën fitohen 7.7 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.


Në raport, gjithashtu theksohet se tregtia e drogës mund të konsiderohet “dera drejt radikalizmit”, pasi ata që dënohen me burg për shkak të narkotikëve pranojnë pikëpamjet radikale politike.

Shefi i Europolit, Rob Weinwright, ka deklaruar se megjithatë nuk ekziston kurrfarë dëshmie se ekziston ndonjë lidhje e drejtpërdrejt e trafikut të drogës me sulmet e ekstremistëve. /Telegrafi/