LAJMI I FUNDIT:

Nuk respektuan rregullat e komunikacionit, dënohen 1 mijë e 700 shoferë

Nuk respektuan rregullat e komunikacionit, dënohen 1 mijë e 700 shoferë
Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit, Policia ka dënuar 1 mijë e 700 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia gjithashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndodhur 76 aksidente trafiku, 32 me persona të lënduar kurse 44 raportohet të kenë qenë me dëme materiale, transmeton Telegrafi.


Po ashtu, Policia ka shqiptuar edhe 21 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Të enjten, janë arrestuar edhe 15 persona, kurse 1 është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të shtojnë aktivitetet e kontrollit, me theks të veçantë për pjesëmarrësit në trafik të cilët drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit.

Policia në njoftimin e bërë për media thotë se, gjatë periudhës së fundit kohore, që nga fillimi i muajit korrik 2021, gjendja në komunikacion, karakterizohet me një numër të shtuar të aksidenteve në trafik me persona të lënduar, dëme materiale si dhe me pasoja fatale.

“Përmes kësaj kumtese, njoftojmë të gjithë pjesëmarrësit në trafik, se do të shtojmë aktivitetet e kontrollit, me theks të veçantë për pjesëmarrësit në trafik të cilët drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit. Lidhur me këtë, apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përmbahen rregullave ligjore, dhe të mos vënë veten dhe të tjerët në rrezik”, thuhej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Lajme
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Lajme
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Lajme
Kalo në kategori