LAJMI I FUNDIT:

Nuk respektuan orarin e lëvizjes dhe sulmuan tre policë, arrestohen dy persona në Rahovec

Nuk respektuan orarin e lëvizjes dhe sulmuan tre policë, arrestohen dy persona në Rahovec
Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Rahovec, pasi që të njëjtit nuk iu kanë bindur urdhrave të ligjshëm për respektimin e orarit sipas vendimeve në fuqi.

Të njëjtit më pas edhe kanë sulmuar zyrtarët policor me ç ‘rast tre zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore për çka edhe kanë marrë trajtim mjekësor.


Gjithashtu edhe njëri nga të dyshuarit iu është ofruar trajtimi mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/