LAJMI I FUNDIT:

Nuk respektuan Ligjin e Duhanit – gjobiten 320 qytetarë

Nuk respektuan Ligjin e Duhanit – gjobiten 320 qytetarë

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ( AUV) janë duke vazhduar inspektimet për mbikëqyrje të zbatimit të ligjit për duhanin.

Reklama

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se deri tani kanë shqiptuar 320 gjoba.

“Në vazhdën e inspektimeve për mbikëqyrje të zbatimit të ligjit të duhanit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit sanitarë si trupë inspektuese për mbikëqyrje të zbatimit të ligjit, deri me tani janë shqiptuar rreth 320 gjoba, për persona juridik dhe fizik”, ka theksuar ai.

Thaçi ka theksuar më tej se gjobat janë shqiptuar për secilin shkelës pa dallim.

“Ne jemi duke vazhduar me kontrolle dhe toleranca do të jetë zero. Lartësia e gjobave është e përcaktuar me ligjin e duhanit LIGJI Nr. 04/L-156 dhe LIGJI NR. 08/L-040 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-156 PËR KONTROLLIN E DUHANIT. Varësisht nga shkelja dhe kategoria e personit: fizik, juridik, person përgjegjës, biznes individual etj”, është shprehur ai.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi

Ministria e Bujqësisë kishte paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë ndaj pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura.

Sipas njoftimit që kishte bërë Ministria e Bujqësisë,  çdo qytetar gëzon të drejtën ligjore që të mbrohet nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit.

“Zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura, hapësira publike, të punës, në hapësira të transportit publik dhe në çdo hapësirë tjetër që përcaktohet me Ligjin për Kontrollin e Duhanit”, thekson MBPZHR-ja.

Në vitin 2013 ka hyrë në fuqi Ligji për Duhanin, i cili ndalon 100 për qind pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura në vende publike me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme nga pasojat shkatërruese shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit.

Ligji thekson se dënimi për shkelësin fizik ose qytetarin është 50 euro, për përgjegjësin e hapësirës 500 euro dhe personin juridik apo për subjektin afarist kjo vlerë arrin në 3,000 euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Industria e prodhimit të çelikut në Europë ndodhet në rrezik

Industria e prodhimit të çelikut në Europë ndodhet në rrezik

Ekonomi
Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Epidamn
Telegrafi Jobs - mundësi të shumta pune në Kosovë - APLIKO TANI!

Telegrafi Jobs - mundësi të shumta pune në Kosovë - APLIKO TANI!

Telegrafi Jobs
Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate EXPO
Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: 29,509 persona që nuk po figurojnë si të papunësuar, e as si të punësuar i janë bashkëngjitur karvanit të migrimit

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: 29,509 persona që nuk po figurojnë si të papunësuar, e as si të punësuar i janë bashkëngjitur karvanit të migrimit

Ekonomi

"Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit”, Murati: Për 30 muaj, mbi 32 mijë të rinj që kanë filluar punë në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori