Nuk pritej, Dafina Zeqiri dhe 2 Ton paralajmërojnë një bashkëpunim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vjen me një projekt të ri.
Artistja ka bashkuar forcat me reperin nga Ferizaj, Arton Avdyli, i njohur për publikun si 2 Ton.
Dyshja kanë ndarë pamje nga xhirimet e videoklipit të tyre të ri, i cili siç bëhet e ditur do të lansohet së shpejti.

“Së shpejti”, thuhet në përshkrim.

Ky bashkëpunim nuk pritej, pasi dyshja nuk është dukur se kanë pasur raporte të mira me njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, besohet se kjo do të pritet mirë dhe se do të pëlqehet nga fansat e artistëve.
Ata këtë periudhë vere janë shumë të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































