Përplasja në mes të Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit po vazhdon në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ish-çifti nuk po pajtohet në shumë raste, e duket se më shumë prezantuesit i ngeli hatri në bukuroshen e njohur.


Kjo pas nominimit që bëri biondja, ku përfshiu edhe Vesa Smolicën, e që u largua përfundimisht nga gara të shtunën.

Screenshot 14 30 Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit nuk po gjenjë paqe akoma dhe se po vazhdojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin.

Heidi në një moment u shpreh se Veshaj e ka hedhur poshtë shumë herë.

Screenshot 15 25 Foto: Screenshot/Instagram

“Jam budallaqe që të kam toleruar deri tani", theksoi ajo.

E në anën tjetër, Romeo i kërkoi sqarim duke mos pranuar një gjë të tillë. /Telegrafi/