LAJMI I FUNDIT:

Nuk planifikohet rritja e memories për ruajtjen e të dhënave për iPhone 14 Pro

Nuk planifikohet rritja e memories për ruajtjen e të dhënave për iPhone 14 Pro

Na ndajnë edhe pak javë nga momenti kur Apple më në fund do të prezantojë gjeneratën e re të iPhone. Derisa po i afrohemi datës së kësaj ngjarje të madhe, po shfaqen çdo herë e më shumë informacione për këtë telefon.

Kësaj radhe, analisti Jeff Pua ka parashikuar se iPhone 14 Pro akoma do të implementoj memorien prej 128 GB, siç ka qenë në rastin e iPhone 13 Pro, transmeton Telegrafi.


Me fjalë tjera nuk planifikon të ofrojë në paketën e ofertës hapësirën më të madhe për ruajtjen e të dhënave – pavarësisht që iPhone 14 Pro pritet të jetë më i shtrenjtë sesa që jemi mësuar t’i shohim kur prezantohen.

Mund të jetë dëshpëruese për disa përdorues, por megjithatë pritet që Apple të ofroj të njëjtat opsione për ruajtjen e të dhënave sikur tek iPhone 13 Pro (128 GB, 256 GB, 512 GB dhe 1TB për modelin më të fuqishëm).

Linjën e re të iPhone 14 e përbëjnë modelet Pro dhe Pro Max, e në ofertë do të jetë edhe modeli standard – që do të shitet si iPhone 14 dhe iPhone 14 Max (apo plus). /Telegrafi/