LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndryshon inflacioni në Gjermani

Nuk ndryshon inflacioni në Gjermani

Inflacioni vjetor i Gjermanisë mbeti nën nivelin objektiv të Bankës Qendrore Europiane (BQE) treguan të dhënat duke sugjeruar se presionet e çmimeve në ekonominë më të madhe të Europës janë ende të moderuara pavarësisht nga normat e ulëta të interesit.

Çmimet gjermane të konsumit të cilat janë të harmonizuara për t’i bërë ato të krahasueshme me inflacionin e të dhënave nga vendet e tjera të Bashkimit Europian, u rritën me 1.7 për qind nga viti në vit, tha Zyra e Statistikave Federale. BQE synon inflacionin pak më poshtë se 2 për qind për të gjithë eurozonën.


Joerg Zeuner, ekonomist në bankën KfW, tha se norma e inflacionit duhet të jetë më e dobët muajin e ardhshëm, pjesërisht për shkak të uljes së çmimeve të energjisë dhe një ngadalësimi të ekonomisë, e cila po përballet me armiqësitë tregtare që peshojnë mbi prodhuesit e varur nga eksportet.

“Kjo i kënaq konsumatorët dhe në të njëjtën kohë, e bën BQE të peshojë gjërat. Megjithatë, banka qendrore do ta bëjë vendimin e saj kryesisht të varur nga ekonomia. Dhe këtu, nuk ka gjasa të injorojë plotësisht shifrat e dobëta, veçanërisht nga prodhimi”, tha Zeuner.

Rritja në Gjermani u ngadalësua në gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe shqetësimet po rriten se ngadalësimi mund të mos jetë afatshkurtër dhe potencialisht të bëhet një tërheqje për të gjithë eurozonën. Me rritjen e dobësimit, tregjet kanë shtyrë pritjet e tyre të rritjes së normës deri në gjysmën e dytë të 2020. BQE në këtë moment po udhëzon tregjet për normat e qëndrueshme gjatë verës, ose për aq kohë sa është e nevojshme për të hequr inflacionin dhe ta kthyer përsëri në objektivin e saj prej pothuajse 2 për qind.

Sipas numrave paraprakë, çmimet e harmonizuara me BE u rritën me 0.5 për qind. /Telegrafi/